Unikkatil reagon me pikëllim pas humbjes së nënës: “Do të jetosh në zemrën time”

Nata e Krishtlindjeve ishte e trishtë për familjen Palokaj.

Reperi i njohur Unikkatil ka humbur nënën e tij.

Lajmi u bë i ditur nga vëllai i Viktorit, i cili përmes rrjeteve sociale dha lajmin e hidhur bashkë me detajet e ceremonisë së varrimit.

“Nëna jonë, shpirti jonë, Marte Delija-Palokaj na la natën e Krishtlindjeve.Thonë që më të mirët vdesin në këto ditë, por kjo nuk e zbutë dhimbjen që e ndjejmë. Gjithmonë do i kujtojmë, buzëqeshjen, trimërinë, mirësinë e veprat e saj humanitare ndaj mijërave njerëzve në nevojë. Mburremi me ty nana jonë! Lamtumira e fundit i ipet te restoranti Fenix në Klinë të martën më (27.12.2022) prej orës 09:00. Varrimi të njëjtën ditë te varrezat e kishës së Gjurakovcit nē ora 13:00. Me rastin e varrimit do të varroset dhe hiri i babës tonë Lush Palokaj. Dy engjuj të dashuruar shkojnë bashkë”, shkruhet në postim.

Për humbjen e njeriut të shtrenjtë ka postuar sot edhe Unikkatil, i cili me një fotografi ka bërë dedikimin prekës për nënën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *