Ua prishi kosherën bletëve, në këtë gjendje të frikshme përfundon djali…

Një djalë i vogël ka mbetur me fytyrë të ënjtur pasi u pickua nga bletët që iu prishi kosheren. Djali i vogël ishte duke luajtur në një fshat në qytetin Zigong, të Kinës jugperëndimore, kur u përball me një zgjua bletësh.

Duke qenë kurioz për të parë çfarë ka brenda, djali filloi të godiste vazhdimisht kosheren me një shkop. Kaq ka mjaftuar që ai të pickohet nga bletët dhe fytyra e tij të ënjtet menjëherë.

Pamjet e shpërndara në internet tregojnë anën e djathtë të fytyrës së djalit që duket shumë e fryrë bashkë me syrin dhe buzën.

Fatmirësisht djali vogël është trajtuar dhe tani është mirë. Mamaja e tij tha se ai ka marrë ilaçe dhe tani është duke u shëruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *