U zunë për punë, shqiptari ia thyen dhëmbët me lopatë italianit

Një shqiptar ka sulmuar një italian pasi shkoi tek shtëpia e këtij të fundit për të folur për punë. Por situata u agravua dhe shqiptari mori në dorë një lopatë me të cilën goditi në fytyrë 44-vjeçarin italian. Ky i fundit mbeti i plagosur dhe me 3 dhëmbë të thyer.

Ngjarja ndodhi në Ancona, jashtë shtëpisë së italianit. Sipas asaj që kishin shkruar mediat, shqiptari kishte shkuar tek shtëpia e 44-vjeçarit për të përmbyllur një marrëveshje pune, por gjithçka shkoi keq. Ata u zunë dhe pas sherrit shqiptari mori lopatën në dorë dhe rrahu 44-vjeçarin.

Ky i fundit nuk mundi të reagonte, por kanë qenë të bërtiturat e tij që bënë fqinjët të lajmëronin policinë. Pas kësaj, shqiptari u arrestua. Ndërkohë italiani ndodhet në spital ku përveç 3 dhëmbëve në tokë, do duhet të qëndrojë edhe për 25 ditë në spital.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *