U vra me thikë nga burri i saj, kjo është 37 vjeçarja që nuk mundi t’iu shpëtonte plagëve

Çifti që shihni në foto është 37 vjeçarja, Jetlira Elezi e cila u gjet e vdekur ditën e sotme brenda banesës së saj në Elbasan dhe burri i saj që e vrau. Ramis Mici mësohet ta ketë sulmuar disa herë me thikë derisa e ka lënë të pajetë. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive xhelozie, ndërsa çifti bashkëjetonin prej 6 vitesh.

Konfliktet mes tyre kanë lindur katër ditët e fundit duke shkaktuar që Jetlira të kryente kallëzim në polici dhe të merrte urdhër mbrojtje. E ndjera 37 vjeçare, ishte e divorcuar dhe kishte një vajzë të mitur e cila jetonte së bashku me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *