U tha se po largohet nga muzika, Noizy sqaron situatën

Para disa ditësh qarkulluan disa lajme, të cilat ngritën dyshime se reperi Noizy do lente muzikën.

E këto dyshime i ngriti miku i tij Blerim Destani i cili tha se ky mund të jetë ky koncerti i lamtumirës nga reperi Noizy.

Mirëpo këto lajme i ka mohuar vet Noizy në një intervistë në emisionin “Pushime On Top”, në ‘Top Channel.

“Besoj se jam disa vite larg largimit nga muzika. Nuk besoj se do e le muzikën ndonjëherë. Gjithmonë do të merrem me muzikë.  Nëse s’do jem aktiv nëpër koncerte, do jem aktiv duke prodhuar muzikë për artista të rinj. Do bëj këngë, por mbase koncertet i rralloj. Kur të vijë mosha 50 vjeç normal që edhe mund të shkëputem”, theksoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *