U tha se i dështoi koncerti në Prishtinë, reagon Unikkatili 

Pjesëmarrja e vogël e adhuruesve të repereit Unikkatil ka bërë që të dështojë koncerti i organizuar në “Klan Arena” në Prishtinë.

Pas kësaj reperi mbrëmë ka mbajtur një mbrëmje muzikore në një klub në Prizren në të cilën shihet një numër i madh i pjesëmarrësve.

Teksa ka publikuar një video në Instagramin e tij reperi ka shkruar “Kur unë kënaqna dushmont plasin”, teksa ka paralajmëruar koncertin e radhës në Kërçovë të Maqedonisë.

Unikkatil është një këngëtar shumë i njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo hip-hop.

Viktor Paloka i njohur si Rebel a.k.a. Unikkatil është nje repper nga Prishtina qe jeton në Bronx, New York.

Më datë 15 Korrik 2012, Unikkatil mbajti Koncertin e tij të parë ne Kosovë, ku ka shfaqur një performancë epike në stadiumin e qytetit të Prishtinës, duke ndezur rreth 25 mijë të pranishëm.

Ai përformoi për më shumë se dy orë dhe shfaqi një prej performancave më të mira ndonjëherë, duke kënduar madje edhe dissat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *