Prej shumë vitesh Rozana Radi ndodhet në një lidhje të konsoliduar me partnerin e saj, teksa këngëtarja flet për marrëdhënien e tyre herë pas here në intervista, edhe pse preferon që jetën personale ta mbajë sa më private. Megjithatë pak kohë më parë në mediat rozë u shpërnda lajmi se historia e tyre ishte në krizë, madje se çifti ishte ndarë, por mesa duket kjo nuk është aspak e vërtetë.
E ftuar në “Glamour Zone” në Rtv Ora, artistja e njohur ka sqaruar njëherë e mirë këto zëra, duke u shprehur se është shumë e lumtur me partnerin e saj dhe gjithçka shkon më së miri mes tyre. Jo vetëm kaq, por gjatë kësaj bisede, si rrallë herë, Rozana tregoi edhe një ves të saj në lidhje.
Pjesë nga biseda:
Ester Bylyku: Më thuaj të vërtetën, a ia kontrollon telefonin fshehurazi ndonjëherë partnerit?
Rozana Radi: Gjithmonë, gjithmonë, dhe nuk kam nevojë të mendohem fare përpara se të përgjigjem.
Ester Bylyku: Pse? Ke kapur ndonjë gjë që nuk i beson?
Rozana Radi: Nuk kam kapur asgjë, por e kam fiksim t’ja kontrolloj. Nëse e merr telefonin do gjesh patjetër diçka edhe nëse është ndonjë mesazh pa të keq. Unë di këtë dhe vazhdoj ta kontrolloj (qesh). Prandaj i them publikisht Shpëtimit të ndryshojë kodin e telefonit. Por gjithësesi burrat i fshinë mesazhet para se të vijnë në shtëpi (qesh)