U raportua se disa studentë serbë do vizitojnë Prekazin, reagojnë nga Drenica: Do të kenë pasoja të rënda që të gjithë

Pas raportimeve se një grup i studentëve serb do ta vizitojnë Prekazin, reaguan grupi i tifozëve të Klubit Futbollistik Drenica, “Shqiponjat e Zeza-Drenica”, duke thënë se nuk do lejojnë që kjo gjë të ndodh.

Në reagimin e tyre të bërë në Facebook, ata shtojnë se atyre nuk u intereson se sa kohë ka kaluar dhe se nuk duan të ia dinë për gjeneratat e tyre që mund të jenë kurioze dhe se do kenë pasoja të rënda ata që marrin këtë rrugë

“Shqiponjat e Zeza” shtojnë po ashtu se sot do të grumbullohen në ora 10:00 tek palestra e qytetit, siç thonë ata që t’i dalin zot Prekazit.

Postimi i plotë:

Pas raportimeve të portalit Klan Kosova që studentët serb nesër do ta vizitojnë Prekazin, ndjejmë obligim të informojmë studentët në fjalë që edhe pse në numër do të jenë pakicë këmba e tyre nuk shkelë nesër në Prekaz.

Nuk duam t’ia dimë sa kohë ka kaluar, nuk duam t’ia dimë as për gjeneratat e reja “kurioze” të tyre, sepse po të ishin aq kurioz për Prekazin do mjaftonte t’i pysnin familjarët e tyre se si në ato varre prehen shumë pleq, gra, fëmijë e burra të gjakut tonë të cilët u vranë e u masakruan të pafajshëm!

Nesër bëjnë mirë që as mos të marin rrugën për në Skënderaj sepse do të kenë pasoja të rënda që të gjithë!

Shqiponjat e zeza  nesër grumbullohen në orën 10:00 tek Palestra e qytetit që t’i dalin zot Prekazit ashtu siç i dolën zot Kosovës bac Shabani, Hamza e Ademi më 1998!

UÇK e Prekazi KRENARIA E KOSOVËS. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *