U raportua për pirje duhani në bufe të ish-Rilindjes, AUV fillon inspektimin

Më herët u raportua se në objektin e ish-Rilindjes, aty ku gjenden disa Ministri, nuk po respektohet vendimi i rreptë që ndalon pirjen e duhanit në hapësira publike të mbyllura.

Menjëherë në aksion është vënë Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, e cila inspektuar këto bufe.

E njëjta ishte inspektuar edhe disa ditë më parë, madje një hapësirë e saj ishte mbyllur, ndërsa një tjetër u gjobit pikërisht për shkelje të ligjit kundër duhanit.

Këshilltarja e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Flutur Mustafa, ndau detaje lidhur me këtë gjë.

“Urdhëresa e Ministrit Faton Peci vlen ndaj të gjithëve pa përjashtim” ka thënë mes të tjerash ajo.

Ky është njoftimi i plotë i saj:

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FFluMus%2Fposts%2Fpfbid034J8DESennT2YE4TwVQak9usBP1NubFaabr1nAGmmfm8J8YDnWvxEbpcNjL5jhnPFl&show_text=true&width=500

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *