Një djalë 7-vjeçar është gjetur i vdekur brenda një lavatriçeje në shtëpinë e prindërve të tij në Teksas, dy orë pasi ishte raportuar i zhdukur në polici, sipas mediave amerikane.
Trupi i Troy Khoeler u gjet brenda lavatriçes rreth orës 7:20 të mëngjesit. Është e paqartë sesi 7-vjeçari gjeti vdekjen brenda lavatriçes, nëse kishte ujë në lavatriçe ose se si është mbyllur kapaku. Troy u adoptua nga prindërit e tij në vitin 2019, sipas policisë.
Togeri i Zyrës së Sherifit të Qarkut Harris Robert Minchew u tha gazetarëve se Troy mund të ishte zhdukur që në orën 4 të mëngjesit.
“Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur, por po përpiqemi ta zbulojmë”, tha ai.
Ai tha se policia kishte intervistuar prindërit për të plotësuar një raport për personat e zhdukur kur ata kuptuan se nuk kishte asnjë shenjë të dyerve apo dritareve që ishin lënë të hapura.
Më pas ata kontrolluan shtëpinë dhe zbuluan trupin e Troy-t.