Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Emshir” në lokalin “Exit Large Bar”.
Sipas informatave të para të policisë, personi që ka mbetur i lënduar një 37 vjeçar.
Neutral ka mësuar se bëhet fjalë për Burim Ajetin.
Të njëjtat burime thonë se Ajeti është nga Maqedonia e Veriut përkatësisht nga Haraçina.
“Mbrëmë rreth orës 21:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri, në një lokal, në lagjen Emshir të Prishtinës, Nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, B.A, mashkull 37 vjeç, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, tha zëdhënsja e policise, Flora Ahmeti.