Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, ka qenë shumë e përfolur për martesën e saj të bujshme.
Më shumë se një dekadë më parë ajo i dha fund beqarisë, duke u martuar me amerikanin Davon Edwards (i njohur ndryshe si Big D), me të cilin ka edhe një vajzë.
Aso kohe ajo ishte paragjykuar shumë, pasi ka qenë ndër shqiptaret e para që është martuar me një njeri me ngjyrë.
Linda i është rikthyer kësaj teme në një intervistë të fundit për ABC News, ku ka folur mbi paragjykimet që i ishin bërë në atë kohë.
Unë kam qenë një ndër rastet e para dhe e kuptoj injorancën. Injoranca është kur nuk ke parë dhe nuk din shumë. Nuk kanë arritur ta kuptojnë se si ka ndodhur një gjë e tillë. Unë vendime çka do që i kam marr, i kam marr për vete. Nuk i kam marrë askujt asgjë, nuk i kam borxh askujt asgjë as fizikisht as shpirtërisht. Kam shumë dashuri dhe respekt për njerëzit e mi”, ka thënë Halimi.
Por, këngëtarja e hitit “Ëndërroja” u shpreh se pavarësisht paragjykimeve nga njerëzit, ajo zgjodhi rrugën e zemrës pasi ishte dashuruar në personalitetin e Davonti dhe jo në pamjen e tij.
“I kuptoj që nuk kanë pasur mundësi ta kuptojnë si rast në atë kohë. Njeriu nuk e zgjedh ngjyrën e lëkurës, unë nuk jam martuar për shkak të lëkurës së tij, por për personalitetin e tij, për mënyrën se si më ka respektuar gjithë jetën se si më ka dashur. I uroj çdo femre në botë të ketë dashuri dhe respekt aq të madh sikur unë e kam”, ka thënë tutje Halimi.