“U marrosa pas dikujt”, Kejvina Kthella tregon arsyet e “zhdukjes”

Kejvina Kthella, ish-velina e emisionit “Xing me Ermalin” ka rrëfyer se ka qenë e shkëputur për pak kohë nga ekrani për shkak të dashurisë.

E ftuar në “Dnight”, Kejvina tha se ka marrë kohë për familjen dhe veten e saj. Por shtoi se gjatë kësaj kohë është ‘marrosur’ pas dikujt. Për personin në fjalë, Kejvina nuk preferoi të jepte më shumë detaje.

“Kam marrë pak kohë për veten time, për familjen time, pak u marrosa dhe nga dikush. E lëmë me kaq më mirë. Unë jam shumë tip i ndjeshëm, jam shumë e mirë. E dua shumë dashurinë”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *