U lëndua me motosharrë, humb jetën një person në Pejë

Një person ka humbur jetën ditën e premte në fshatin Jabllanicë e Madhe në Pejë.

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se viktima mashkull ka humbur jetën pasi është lënduar me motosharrë

HETIM I VDEKJES/Fsh. Jabllanicë e Madhe , Pejë /29.09.2023-15:31.  Ankuesi ka raportuar se babai i tij, viktima mashkull kosovar, duke prerë dru, dyshohet se është lënduar me motosharrë dhe për pasojë ka mbetur pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi i emergjencës”, thuhet në raportin e PK-së.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar m IML për obduksion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *