U kritikua se nuk reagoi në debatin e Xhulit me meshkujt, motra e Anës i del në mbrojtje këngëtares

Përveç që po familjarizohen, banorët e shtëpisë BBVK po kanë edhe pakënaqësi të shumta me njëri tjetrin.

Prime i fundit u zhvillua edhe me një debat të fortë në mes modeles Xhuli, reperit Stresi dhe Andit.

Në këtë debat nuk reaguan femrat e shtëpisë.

Dhe, fansat e këngëtares Ana Kabashi e kanë kritikuar artisten me komente duke thënë se prisnin të reagonte pasi ajo është treguar mjaftë feministe gjithmonë.

Mbi këto kritika ka reaguar motra e Anës, Arta.

Përmes një statusi ajo është shprehur se Ana ”Nuk ka hi në BB me marr përsipër secilën luftë që femrat kanë me e pas brenda”, duke shtuar se edhe vetë ajo kur kishte debat me banoren Shota, nuk reaguan askush nga femrat dhe pse po fliste për kauzën e grave. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *