Një rast i tillë ka ndodhur dje në fshatin Firajë të Shtërpcës, ku dy persona dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një rojë pylli.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se zyrtari derisa ishte në detyrë ka ndalur dy të dyshuarit (vëllezër mes vete) të cilët dyshohet se kanë prerë dru ilegalisht.
Të njëjtit fillimisht e kanë sulmuar e më pas ia kanë marrë edhe telefonin dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Me t’u denoncuar rasti, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë marrë informacionet e paa.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Ferizaj dhe ka njoftuar se të dyshuarit s’janë arrestuar, teksa me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar “Sulm ndaj personit zyrtar”.
“Ankuesi mashkull kosovar – roje pylli ka njoftuar se ishte sulmuar nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime.”