U harrua Don Xhoni: Ish e dashura e tij konfirmon lidhjen e re 

Don Xhoni përtej muzikës komentohet shumë edhe për jetën e tij private.

Reperi nga Drenica u komentua gjatë për lidhjen e më pas për ndarjen nga modelja ruse, Arilena Lirey, shkruan gazeta Neutral.

Edhe pas ndarjes, modelja provokonte ende me këngët e Don Xhonit.

E së fundi ajo ka konfirmuar lidhjen e saj të re.

Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një foto me partnerin e ri ku shihen shumë të afër gati për të shkëmbyer një puthje në buzë.

Po ashtu ajo ka publikuar edhe një foto tjetër në krahët e tij duke shkruar: Jeta e vërtetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *