Lumturi Zeqja, është 27-vjeçari nga Maqellara, i cili ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në Londër, pasi është konfliktuar me një person ende të paidentifikuar.
Pak më parë JOQ ALBANIA publikoi pamjet ekskluzive nga vendngjarja dhe siç shihej nga videoja, ishin dy persona të plagosur dhe fatmirësisht, personi i dytë është jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe se me kë është konfliktuar 27-vjeçari. Burime për JOQ bëjnë me dije se i riu kishte disa vite që jetonte në Angli.