U dënua për prostitucion: 35 vjeçari shqiptar i jep fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Samaticë në bashkinë Dimal. Bëhet e ditur se një 35-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke pirë një dozë të fortë “fostoksine”. 35-vjeçari është gjetur i shtirë në dysheme nga familjarët, të cilët e kanë transportuar në Spitalin Rajonal Berat.

Pasi përfundoi në duart e mjekëve, ai ka ndërruar jetë 2-orë pas mbërritjes në spital. I ndjeri Dashnor Oshafi është një fermer në Samaticë, aktivist i njohur për të drejtat e fermerëve. Ai ka ngritur zërin nëpër tubime për të drejtat e fermerëve.

Veç kësaj, Oshafi është edhe një person me precedent kriminal, i arrestuar në vitin 2016. Gjykata e Napolit në Itali kishte caktuar për të masën e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal”, “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafikimi i qenieve njerëzore” dhe “Emigracion i paligjshëm”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *