‘Tuxhari i gazetarisë’, ‘Mashtruese’, ‘kapen’ deputetja e VV dhe gazetari Buzhala, eskalon përplasja

Deputetja e VV, Fitore Pacolli, i ka reaguar gazetarit Berat Buzhala.

Pacolli e ka quajtur ‘tuxhar të gazetarisë’ Buzhalën.

“Tuxhari i gazetarisë vazhdon sulmet ndaj meje dhe familjes sime për ngjarjen të cilën e kam sqaruar ditë më parë. Ai mendon se siç e ka krijuar pasurinë e tij me shantazhe mundet të vazhdojë ende të bëjë diçka të tillë”, ka shkruar deputetja Pacolli në Facebook, përcjell neutral.

Ajo ka publikuar edhe një video të përmbledhur me deklaratat e Buzhalës për pasurinë e tij.

“Në pak sekonda mund të shihni shembullin shkollor të pasurimit përmes tuxharllëkut dhe mungesës së dinjitetit moral njerëzor”, shkroi ajo.

E ndaj shkrimit të deputetes së VV, ka reaguar gazetari Buzhala.

“Kurre ne jete nuk i kam shku nje plaku 89 vjec me i thane “t’mys dajak”. As une as familja jeme. Jam ne gjendje me e deshmu cdo cent temin, se une s’jam mashtrues. Une punoj, edhe per me fitu. Jo si ti e vllaznit, qe keni lype vota per barazi, a knej shkoni neper ara te hallkut”, ka shkruar në reagimin e tij Buzhala, përcjell neutral.

Ai e ka quajtur mashtruese Pacollin, ndërsa e ka paralajmëruar edhe për diçka.

“E sheh ma vone edhe skandalin tjeter, mashtruese”, shkroi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *