Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka rënë dakord të ratifikojë pranimin e Suedisë në aleancë.
Stoltenberg, Erdogan dhe kryeministri suedez Ulf Kristersson u takuan më herët gjatë ditës për të diskutuar shqetësimet e Turqisë rreth lejimit të Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO.
Suedia thuhet se ka rënë dakord të mbështesë përpjekjen e Turqisë për t’u bashkuar me BE
Hungaria është tani i vetmi anëtar i NATO-s që nuk ka rënë dakord ende për anëtarësimin e Stokholmit në aleancë.
Stoltenberg këtë moment e ka quajtur historik, duke thënë se ky hap do t’i bëjë aleatët e NATO-s më të fortë dhe më të sigurt.