Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar sot për grevën në arsim duke thënë se Qeveria e Kosovës nuk pranon shantazhe, e kërkesa të ngjashme “ami kaq pare”.
Ai tha se nuk ka urrejtje ndaj SBASHK-ut, por se nuk pranojnë kërkesa të tilla.
E pas kësaj, ka reaguar lideri i PDK-së, Memli Krasniqi.
Ai iu referua kryeministrit Kurti si frikacak.
“Me kënd me repliku me këtë tuc. Tuc ka lind, tuc është dhe tani që ka ikë prej njerëzve, ik prej sindikatave dhe tani ik edhe nga deputetët. Tu ikë pra, erdhi këtu e lëshoi një grusht miza dhe iki”, tha Krasniqi, transmeton lajmi.net.
Ai gjithashtu tha se kryeministri Kurti nuk mundet me u ballafaqu me të vërtetën sepse ka vetëm të vërtetën e vet.
“E krejt ne jetojmë në imazhin e tij, e jashtë atij imazhi s’ka jetë, s’ka drejtësi se veç ky është e drejta që ka arsye”, shtoi ai.
Lideri i PDK-së ka thënë se kjo është arsyeja ai ka frikë që ky është duke i besuar gënjeshtrave të veta dhe na tha qysh i ka dhënë 40 milionë euro me e subvencionu energjinë.
“I ka dhënë 40 milionë euro me e subvencionu rrymën serbëve në Veri. Flet qysh e ka një projekt familja, qeveria, s’di çka. Sa njerëz kanë hy në punë? A i ka shti 10 deri sot? Gjeni 10 familje që ua ka punësu nga një njeri? Foli për paga minimale, çfarë efekti kanë dhënë ato paga? Ku janë? Është marre me thënë që mësimdhënsit janë pazarxhi, sepse ky kështu po i portretizon. Nuk janë duke lypë pare, po lypin dinjitet, po lypin me pasë mundësi familjeve, fëmijëve të tyre me ju ble bukë. Deri në këtë deregje e ka pru vendin. Nuk është puna e 100 eurove, as e 80 eurove, është puna e dinjitetit, me mujtë me shku si njeri në mësim para nxënësve e mos me u turpëru, sepse i ka pru në deregje me u turpëru. Dhe i akuzon që janë të opozitës. Me e pasë mbështetë opozita, ndryshe kish qenë greva. Këtë dijeni. Mos e bini punën me e mbështetë grevën, se keni me u çuditë. Është e tyre, është për ta, është e mësimdhënësve dhe ju e keni çelësin e zgjidhjes” ka përfunduar Krasniqi.