Sanksionet e qeverisë shqiptare gjatë kohës kur pandemia Covid- 19 ishte në kulmin e saj duket sikur nuk i ka kanë pëlqyer banorit të Big Brother, Luiz Ejlli.
Derisa, gjatë ditëve të vikendit jashtë shtëpisë u lejohej të dilnin vetëm të moshuarit dhe fëmijët, Luizi i kishte propozuar kryeministrit një zgjidhje tjetër.
Ai në postimin e Ramës kishte komentuar ‘’ Dje nxore pensionistat, sot mamatë. Të hënen bëje me alfabet; Le të dalin ata që i fillon emri me A, të martën me B, etj. Kur të mbërish tek K, dil vetë’’.
‘’Humor kaps quhet ky’’, i ishte përgjigjur Rama.
Përgjigjes së Ramës i ishte përgjigjur prap Ejlli duke i thënë ’’Po unë tu drejtova si Kryeminister me K, pastaj se të shkon mendja tjetër kund…’’