Lipjani investon 6 milionë € në qendër të qyteti në katër projekte, Ahmeti: Punimet do të zgjasin tri vjet

Komuna e Lipjanit ka filluar të mërkurën projektin e ndërtimit të parkingut nëntokësor, parkut qendror të qytetit, ndërtimin e nënkalimit dhe integrimin e sheshit, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i kësaj Komune, Imri Ahmeti tha se ky është një ndër projekte më të mëdha të komunës së Lipjanit i cili kap vlerën e mbi 6 milionë euro.

Ahmeti tha se ky projekt përfshinë katër projekte të integruar në një projekt, sipas tij, kjo do të mundësoj zgjidhjen e problemit me trafikun e dendur. Ahmeti ka sqaruar se projekti do të zgjasë rreth tre vjet.

“Është një ndër projektet më madhore të qytetit të Lipjanit që besoj që do të ja ndërroj pamjen tërësisht qytetit. Ne kemi identifikuar nevojën e madhe të parkingut, nevojën e madhe të parkut, pastaj integrimin e sheshit dhe zgjidhjen e problemeve të trafikut. Janë katër projekte të integruar në një projekt”.

“E ka një vlerë rreth 6 milion e 100 mijë euro tërësisht dhe është prekjet tre vjeçar. Fillimisht do të punohet nënkalimi për të zgjidhur problemin e trafikut në këtë rrugë në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’, e pastaj do të integrohet sheshi”.

“E më pastaj do të kthehemi në parkingu nëntokësor edhe në parkun qendror të qytetit. Është një projekt jashtëzakonisht i madh, projekt më i madh do të thosha i Lipjanit, i cili do të zgjidh njëkohësisht të gjitha problemet që kanë të bëjnë me parking, me park dhe integrimin e sheshit në vazhdim”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *