Banorët e fshatit Çfillak të komunës së Rahovecit mbrëmë janë tronditur nga disa të shtëna me armë zjarri që janë dëgjuar rreth orës 23:15 në një kafene.
Të frikësuar nga ajo që dëgjuan, dikush njoftoi Policinë e Kosovës, të cilët dolën menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë kontrolluar të gjithë hapësirën dhe personat që ndodheshin brenda lokalit, por që nuk kanë gjetur asgjë të dyshimtë, raporton Sinjali.
Por gjatë kontrollit të hapësirës jashtë kafenesë, kanë gjetur dhjetë gëzhoja të cilat dyshohet se janë të armës kallashnikov që u përdor në rast.
Njësitet policore kanë intervistuar një person i cili ka deklaruar se ka qenë vëllai i tij ai i cili ka shtënë me armë.
Policia është vënë në kërkim të të dyshuarit, por që nuk kanë arritur që ta kapin pasi është larguar në drejtim të panjohur.
Me vendim të prokurorit rasti është iniciuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.