Një fëmijë është rrëzuar në sheshin e qytetit të Gjilanit derisa ishte duke vozitur një trotinet elektrik.
“Nga pamjet që ka sjellur “Radio Star Gjilan”, shihet se rrëzimi s’ka qenë I lehtë dhe se fëmija ka pasur lëndime, shkruan Neutral.al.
Qytetarët kanë kërkuar nga kryetari komunës së Gjilanit Albani Hyseni dhe Policia e Kosovës, të merren masat dhe të parandalohet më e keqja.
Në disa qytete tashmë është ndaluar vozitja e trotinetëve e biçikletave nëpër sheshe./Neutral.al/