Tronditet Prishtina: Plagoset një person, arsyeja është krejtësisht banale…

Një person është plagosur të shtunën mbrëma në Prishtinë.

Siç raporton policia, personi është plagosur në këmbë, shkruan Neutral.al.

Rasti ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje që kanë pasur për një borxh.

Policia ka arrestuar një person të dyshimtë në lidhje me rastin.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE NË TENTATIVË Prishtinë 09.07.2022 – 22:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi ishte plagosë në këmbë nga i dyshuari tjetër mashkull kosovar i cili pasi e ka kryer veprën është larguar nga vendi i ngjarjes. Në veturën e të dyshuarit njësiti policor ka gjetur dhe sekuestruar dy thika. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, rasti vazhdon të hetohet.

/Neutral.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *