Mbrëmë rreth orës 22:30 ka pasur të shtëna zjarri mbrapa objektit të Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare.
Burimet brenda kësaj qendre kanë bërë të ditur se rasti ka ndodhur pas një ngatërrese qe kanë pasur dy persona mes vete, që eskaloi me përdorimin e armës, raporton Sinjali
Shkak i kësaj, një person ka përfunduar në Emergjencë, ku po merr trajtim mjekësor, si pasojë e plagëve të marra.
I dyshuari për këtë rast, Sinjali mëson se është E.B, teksa viktima është një 25-vjeçar.
Burimet thonë se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që ende s’dihen motivet e rastit.