Tronditet Prishtina: Gjuajte me armë zjarri mbrëmë në parkingun e Venom-it, Policia gjen në vendin e ngjarjes…

Mbrëmë pas mesnate ka pasur të shtëna me armë zjarri në parkingun e diskotekës ‘Venom’ në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.

Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:20, me ç’rast njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja që i përkasin armës që dyshohet se u përdor në rast.

Momentalisht nuk ka persona të dyshuar, teksa Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për t’i identifikuar ata.

Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *