Një person është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Pejë.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, viktima dyshohet se u rrëzua nga një pemë dhe si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën.
“Është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij viktima mashkull kosovar. Dyshohet se viktima ishte rrëzuar nga një pemë dhe si pasojë e lëndimeve kishte ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh.