Tronditet Mitrovica: Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në…

Kohëve të fundit shumë shpesh Policia merr informacione se në qytete të ndryshme dëgjohen të shtëna me armë zjarri, kështu duke u rrezikuar edhe jeta e qytetarëve.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në pikë të dites në rrugën ‘Sadulla Avni Dibrani’ në Mitrovicë, ku u dëgjuan të shtëna me armë zjarri, të cilat u shkrepën nga një veturë në lëvizje, për çka u kërkua ndihmë edhe nga Policia.

Sinjali mëson se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja që dyshohet se janë të armës që u përdor në rast.

Momentalisht nuk ka persona të dyshuar, por Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të zbardhuar rrethanat se si ka ndodhur rasti.

Me vendim të prokurorit rasti është iniciuar për veprën ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *