Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në orët e mbrëmjes në Klinë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka konfirmuar rastin, ndërsa ka deklaruar se janë ende në pritje të mbledhjes të raportit.
Njëra prej faqeve lokale të qytetit dukagjinas ka publikuar edhe pamje nga ky rast që thuhet të ketë ndodhur në sheshin “Faruk Elezi”.