Një veturë ka goditur një këmbësore në sheshin e Fushë Kosovës, saktësisht në rrugën “Dardania”.
Nuk dihet sa janë serioze lëndimet e viktimës, kurse tani ka arritur autoambulanca në vendin e ngjarjes.
Sipas banorëve, rruga ” Dardania” është shndërruar në shesh mirëpo nuk ka mbikëqyrje nga ana e Komunës, për mos lejimin e lëvizjes së veturave.