Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Macherio të Italisë.
Një shqiptar që banonte në një nga godinat e kësaj zone ka tentuar të vrasë vetëm.
33-vjeçari shqiptar në Itali u mbyll brenda banesës së tij dhe i vuri flakën.
Banorët panë tymin dhe flakët e zjarrit dhe telefonuan policinë dhe zjarrfikësen.
Në momentin që policët mbërritën, shqiptari i kundërshtoi duke i dhunuar.
Pasi shpëtuan shqiptarin nga flakët, autoritet arrestuan 33-vjeçarin me akuzën e zjarrvënës, dhunës ndaj një zyrtari publik.
Zjarrfikësja arriti të shuante zjarrin para se të përhapej në shtëpitë e tjera dhe të evakuonte banorët e 20 familjeve.
Ngjarja ka dërguar në spital dy policë, teksa solli shkrumbimin e banesës së shqiptarit.
Fatmirësisht nuk u regjistrua asnjë viktimë.