TRONDITËSE: Pacientit i gjejnë mjet shpërthyes në xhep, spitali i…

Stafi mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, janë alarmuar sot pasi që në xhepin e palltos së një pacienti kanë gjetur një mjet shpërthyes.

Lajmin për Telegrafin ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka thënë se nuk dihet se për çfarë mjeti shpërthyes bëhet fjalë.

“Sot rreth orës 12:40, policia është njoftuar se në spitalin rajonale në Pejë, stafi mjekësor gjatë kontrollit të një pacienti, në xhep të palltos kanë vërejtur një mjet shpërthyer.

Policia ka ndërmarrë veprimet e autorizuara, kanë larguar pacientët dhe stafin”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësiti për deminim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *