Tronditëse- Nipi gjen pa shenja jete gjyshërit e tij në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në mbrëmje në vendin e quajtur “Nënstacioni I Selitës” në Tiranë, ku nipi ka gjetur të vdekur dy gjyshërit.

Sipas policisë, M. M., ka gjetur në banesë pa shenja jete S. M., 80 vjeç, dhe A. M., 80 vjeç.

I moshuari është vetëvarur, ndërsa gruaja e tij është gjetur pa ndjenja.

Ekipi i ambulancës ka konfirmuar se kanë ndërruar jetë të dy, ndërsa hetimet po vazhdojnë në vendin e ngjarjes.

Më datë 20.06.2022, në vendin e quajtur “Nënstacioni I Selitës”, është marrë njoftim se shtetasi M. M., ka gjetur në banesë pa shenja jete shtetasin S. M., 80 vjeç, dhe A. M., 80 vjeç (gjyshërit).
Shtetasi S. M. dyshohet se është vetëvarur ndërsa shtetasja A. M., është gjetur pa ndjenja. Stafi i ambulancës ka konfirmuar se kanë ndërruar jetë të dy. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Tch/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *