Sot në afërsi të sheshit “Shadervan” në qytetin e Prizrenit, ka ndodhur një grabitje, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se viktima ka qenë një shtetas japonez tek i cili është kryer grabitja nën kërcënimin e thikës.
Gazeta Sinjali ka tentuar të komunikojë me Policinë e Kosovës për rajonin e Prizrenit për informacione tjera lidhur me rastin por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.