Një incident tronditës ka ndodhur në Tiranë. Një 2-vjeçare është djegur me cigare dhe sipas JOQ në organe gjenitale.
Por policia bën me dije se ngjarja është aksidentale dhe ka qenë vëllai 9 vjeç që ka djegur motrën e tij teksa ishin duke luajtur. E mitura ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.
Njoftimi:
Ditën e djeshme, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin “Nënë Tereza”, e shoqëruar nga nëna e saj, një e mitur 2 vjeçe, të cilën e ka djegur aksidentalisht (duke luajtur me një bisht cigare) vëllai i saj i mitur 9 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.