Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Komunitetin Thurgau të Sirnach,Zvicër.
Pak pas orës 20:00, banorët raportuan në polici një mosmarrëveshje mes dy personave në Feldstrasse. Kur mbërriti patrulla e parë e policisë, një i ri me plagë thike ishte i shtrirë në anë të rrugës. Autoambulanca që mbërriti në vendngjarje u përpoq ta shpëtonte të riun por nuk ia doli dot pasi ai u shpall i vdekur menjëherë. Policia ka arritur të arrestojë 15-vjeçarin zviceran por ende nuk dihen motivet e këtij sulmi të rëndë.
Një burrë që ka jetuar në Sirnach për gati 40 vjet tha se 18-vjeçari që vdiq ishte një fëmijë i vetëm: