Tronditen konsumatorët, mësojnë se djathi parmesan bëhet nga stomaku i viçit

Konsumatorët kanë mbetur të tmerruar pasi zbuluan saktësisht se si bëhet djathi parmesan – dhe shumë njerëz që betohen se nuk do ta hanë më. Një grua reagoi e tronditur nga zbulimi se djathi popullor përmban një substancë nga stomaku i një viçi.

“Thjesht do të më duhet të bëhem vegane në këtë pikë”, tha ajo në një postim në Twitter, dhe shumë njerëz të tjerë janë befasuar po aq sa ajo.

Substanca e njohur si mullëza e kafshëve është një përbërës thelbësor në parmesanin tradicional, një fakt që i shtyu shumë vegjetarianë të shikojnë veganizmin si opsion. Mullëza është një enzimë që gjendet në mukozën e stomakut të gjitarëve, zakonisht lopëve të reja, deleve ose dhive, që i ndihmon ata të tresin qumështin e nënës së tyre, raporton Euronews.

Kafshët duhet të theren që fermerët apo prodhuesit të nxjerrin substancën e nevojshme për këtë lloj djathi. ‘Uau nuk e kisha dëgjuar kurrë këtë! Qumështi është me të vërtetë i frikshëm”, u komentoi dikush. ‘E Tmerrshme! Pse duhet ta konsumojmë këtë produkt?’ pyeti dikush tjetër…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *