Tronditëe: Shqiptari rrëmben ish-bashkëshorten, e përdhunon dhe tenton ta djegë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 33-vjeçar shqiptar ka rrëmbyer ish-bashkëshorten, e ka përdhunuar dhe më pas ka tentuar ta djegë, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas mediave greke shqiptari kishte parkuar automjetin jashtë banesës së ish-bashkëshortes dhe sapo 28-vjeçarja doli jashtë, ai raportohet ta ketë marrë me forcë dhe e ka futur në makinë.

Pasi e futi në automjet ai e ka goditur 28-vjeçaren me grusht në kokë dhe në trup. Më pas, ai e ndaloi makinën në një rrugë të shkretë dhe e detyroi vajzën të zhvishej, duke e kërcënuar për jetën dhe për pak e dogji të gjallë.

Të zhveshur dhe të pambrojtur siç ishte, ai e çoi 28-vjeçaren në shtëpinë e prindërve të tij në Korint, ku e përdhunoi dhe më pas e la të lirë.

E tmerruar, 28-vjeçarja ka bërë denoncimin në polici dhe që prej atëherë policia është vënë në kërkim të autorit të dyshuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *