“Tri profile ADN-je të marra nga gjurmët e gishtërinjve”, detaje të reja nga sulmi ndaj TCH

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sulmi me armë në godinën e Top Channel ku mbeti i vrarë roja i sigurisë Pal Kola 60-vjeç.

AlbEu.com mëson se grupi hetimor shqiptar ka 3 profile ADN-je të marra nga gjurmët e gishtit si dhe nga gëzhojat.

Bëhet me dije se grupi hetimor i është drejtuar Europolit për një tjetër përgjigje, pasi përgjigja e parë ka ardhur.

Në përgjigjen e dytë bëhet e ditur se po kërkohet të dihet nëse shenjat e gishtave që janë gjetur në vendngjarje kanë përputhshmëri me krime të tjera në Europë, dhe nëse personat e dyshuar janë të skeduar në vendet partnere, dhe nëse po për çfarë.

“Bazuar në provat që zotëron grupi hetimor, i cili ka tre profile të sakta ADN si dhe në një nga gëzhojat edhe në një pjesë të makinës është gjetur një shenjë e plotë gishti. Po pritet përgjigja e dytë nga Europoli. Nga Europoli ka ardhur përgjigje vetëm që u mor kërkesa dhe po përpunohet për të parë nëse ka përputhje në vepra kriminale në të gjithë Evropën. Si dhe kanë dalë analizat e ADN pritet që të bëhet krahasimi me personat e dyshuar me metoda speciale të krahasimit. Kanë nisur disa letërporosi në drejtim edhe të disa vendeve të tjera jashtë Europës. Motivacioni është kërkesë për përputhshmëri të shenjave të gishtërinjve të dy personave nëse i kanë të skeduar dhe për çfarë janë të skeduar”, tha një burim pranë grupit hetimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *