Fëmijët sot janë të fiksuar pas kujdesit të lëkurës. Kurioziteti i tyre për të gjitha llojet e kremrave, xhelit, maskave të fytyrës u ka dhënë atyre një emërtim viral: ‘Sephora Kids’ ose ‘Fëmijët e Sephora-s’.
Ekspertët e kujdesit të lëkurës po e përshëndesin faktin që fëmijët po investojnë kohë në kujdesin e lëkurës së tyre. Në të njëjtën kohë, ata janë të shqetësuar se këta konsumatorë të rinj po e trajtojnë lëkurën në një mënyrë të rrezikshme, dhe po i shkaktojnë dëme të panevojshme si skuqje, reaksione alergjike dhe madje edhe djegie të lëkurës.
Në një dyqan Sephora në qytetin e Nju Jorkut, një punonjës tha se tween(fëmijët e moshës 10-12 vjeç) shpesh blejnë, duke mos kërkuar këshilla ose rekomandime nga stafi dhe duke kërkuar markat e shtrenjta të kujdesit të lëkurës, si Drunk Elephant, Gloë Recipe dhe Laneige, që janë reklamuar nga Influencerat.
Dr. Stacey Tull, një specialiste e dermatologjisë kozmetike shqetësohet se adoleshentët po marrin produkte si retinoli, pa e kuptuar siç duhet përdorimin e tyre.
Retinoli është një formë e vitaminës A dhe është një product i njohur që përdoret për të përmirësuar rrudhat në fytyrë.
Tweens definitivisht nuk kanë nevojë të përdorin retinol, thotë Tull. Produktet e retinolit që shiten në dyqanet e produkteve të bukurisë, tha ajo, janë për lëkurën e pjekur dhe jo për fëmijët.
Por nxitimi në Sephora për të gjetur produkte mund të jetë i dëmshëm. Tre produktet që ajo inkurajon që tweens të përdorin janë pastrues të butë dhe hidratues që janë të përshtatshëm për lëkurën e tyre dhe kremrat e diellit.
Ekspertët thonë se kanë parë një numër rastesh të reaksioneve alergjike të shkaktuara nga produkte të cilat nuk janë të përshtatshme për fëmijët.