Davide Frattesi ka qenë objektivi kryesor i Romës për repartin e mesfushës gjatë afatit kalimtar veror.
Giallorosët e kërkuan me çdo kusht Frattesin, por në fund nuk gjetën marrëveshje me Sassuolon për transferimin e tij.
Sassuolo insistonte të fitonte 35 milionë euro nga shitja e mesfushorit italian, shumë që u konsiderua e lartë nga Roma që mban 30 për qind të kartonit të lojtarit.
Megjithatë mediat italiane kanë raportuar se Roma do të rikthehet në janar për të nënshkruar me italianin.
Drejtori i përgjithshëm i Romës, Tiago Pinto ditë më parë pranoi se Frattesi është njëri nga më të mirët në Itali dhe e do në skuadrën e tij.
Frattesi është lojtari im i preferuar në Serie A jashtë Romës. Ai është një futbollist i madh, do të jetë nga më të mirët në Serie A dhe te Kombëtarja e Italisë”, deklaroi Pinto disa ditë më parë.
22-vjeçari ka kontratë me Sassuolon deri në verën e vitit 2026, derisa është produkt i akademisë së Romës