Trajneri i Portos, Sérgio Conceição ka drejtuar kritika të ashpra ndaj trajnerit të Arsenalit, Mikel Arteta.
Ish-futbollisti i njohur portugez thotë se trajneri spanjoll e fyeu me familje.
Conceição thotë se ish-futbollisti i Arsenalit ia fyeu edhe një person të familjes që s’jeton më, shkruan “Gazeta Express”.
Ndër të tjera, trajneri i Portos e këshilloi kolegun e tij që të merret më shumë me ekipin e tij sesa t’i fyejë të tjerët.
“Mikel Arteta u rikthye kah bankina e jonë gjatë lojës dhe më pas e fyeu familjen time në gjuhën spanjishte.”
“Për këtë, në fund të ndeshjes i thash atij se personin që e fyeu nuk jeton më me ne, duhet të jetë i kujdesshëm.”
“Le të brengoset më shumë që ta ushtrojë ekipin e tij, i cili ka më shumë kualitet dhe mundësi për të luajtur më mirë seç po luan tash”, përfundoi trajneri portugez.
Arsenali e eliminoi mbrëmë Porton vetëm falë penalltive pasi të dyja përballjet e së tetës së finales mes tyre përfunduan me rezultat identik, 1:0.
“Gunners” shkuan në çerekfinale, kurse Porto u eliminua nga gara prestigjioze.