Një tragjedi ka ndodhur sot sot në Mirditë.
Një 61-vjeçar ka vrarë me armë gruan e tij.
Vitore Pacuk u dërgua në spital pasi u qëllua me armë nga bashkëshorti Paulin Pacuku.
Ky i fundit është shoqëruar në stacionin e Policisë në Mirditë, për veprime të mëtejshme procedurale, teksa gruaja ka ndërruar jetë në spital për shkak të plagëve të marra.
Thuhet se burri ka vrarë gruan aksidentalisht, ndërsa ka qenë duke pastruar armën tip pistoletë në shtëpi.
Arma e zjarrit pistoletë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe policia po vijon zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Mirditë / Informacion paraprak
Spitali Rajonal Rrëshen ka njoftuar sallën operative të Komisariatit të Policisë Mirditë, se ishte dërguar nga të afërmit e saj, për ndihmë mjekësore, shtetasja V. P., e plagosur me armë zjarri, e cila si pasojë e dëmtimeve kishte humbur jetën.
Nga verifikimet paraprake të kryera nga shërbimet e Policisë, dyshohet se në fshatin Jezull, Mirditë, në banesë, shtetasi P. P., 61 vjeç, duke pastruar një armë zjarri pistoletë, ka qëlluar aksidentalisht bashkëshorten e tij, shtetasen V. P., 54 vjeçe, e cila është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, nga të afërmit e saj, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.
Shtetasi P. P. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa arma e zjarrit pistoletë është sekuestruar në cilësinë e proves materiale.
Grupi hetimor, nën drejtimin Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vijon punën në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.