Një fëmijë i moshës 4 vjeçare është zhdukur në fshatin Raskovë të Obiliqit.
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar se më të marrë njoftimin, është mobilizuar dhe ka dalë në kërkim. Përmes njoftimit, kjo shoqatë deklaron se fatkeqësisht 4-vjeçari është gjetur pa shenja jete.
“Pas një alarmi të marrë për zhdukjen e një fëmiju 4 vjeqar në Raskovë të komunes së Obiliqit, pjestarët e shoqatës u aktivizuan në kohë rekorde.
Pas kërkimeve intenzive së bashku me Policinë e Kosovës dhe bashkfshatarët u bë e mundur gjetja e fëmijut 4 vjeqar por fatkeqësisht pa shenja të jetës.
Ngushëllime familjes dhe fshatit Raskov për këtë humbje të madhe”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim.