Vetëm gjatë ditës së djeshme, në Policinë në Veri të Mitrovicës kanë nisur hetime për dy raste të vdekjeve të dyshimta. Rasti i parë ka ndodhur paradite në Leposaviq, ku një person është gjetur pa shenja jete dhe sipas informacioneve të para ka kryer vetëvrasje.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për një 35-vjeçar, shtetas serb, i cili dyshohet se për motive ende ta panjohura i ka dhënë fund jetës, duke e qëlluar veten me armë zjarri.
Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Policia, me ç’rast një njësi ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me ekipin mjekësor, që pas ekzaminimeve për shenjat vitale, ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.
Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja nuk dihen prandaj Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si “Vdekje e dyshimtë”, ndërkohë që trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.