Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një vetëvrasje në fshatin Pataqan i Poshtëm i Komunës së Rahovecit.
Mësohet se 19-vjeçari që vrau veten është Hekuran Sulejmani.
Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi, raporton IndeksOnline.
“Sot rreth ores 08:40min. Stacioni Policor-Rahovec është njoftuar se në fshatin Pataqan i Poshtëm-Komuna Rahovec, viktima mashkull/kosovar lindur në vitin 2003 e kishte varë veten. Patrulla policore së bashku me autoambulancë kanë shkuar në vendngjarje ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Njësitet relevante të policisë dhe Prokurori i Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes me vendimin e të cilit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti do të trajtohet si “Hetim i vdekjes”, u shpreh Elezi.