Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot pasdite në Vushtrri, ku një fëmijë 5-vjeçar ka humbur jetën, raporton Gazeta Sinjali.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur se fëmija nuk ka arritur që t’i përballojë plagët që dyshohet se i mori nga arma e zjarrit.
E gjithë ngjarja e rëndë dyshoeht të ketë ndodhur në oborrin e shtëpisë së fëmijës së ndjerë.
“Rreth orës 17:20, është raportuar se në Spitalin e Vushtrrisë, një fëmijë i moshës 5 vjeçar, është sjellë për ndihmë mjekësore, ndërkohë nga autoritetet mjekësore është bërë e ditur se si pasojë e lëndimeve që dyshohen të jenë nga arma e zjarrit fëmija ka vdekur. Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së fëmijës”, ka thene Zahiti.
Sipas zëdhënësit të Policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një armë e llojit pistoletë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksionin në IML.
Sinjali do të iu mbajë të informuar.